Abuzim seksual në Krujë… me një të sëmurë mendore

54
KRUJË – Dhuna seksuale nuk njeh kufi. Një 52-vjeçar nga Kruja ka abuzuar seksualisht me një të sëmurë mendore gjithashtu banuese në Krujë. Policia njofton zyrtarisht se ka arrestuar Eduart Ndreun nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë më 21-vjeçaren me inicialet A.B e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor (kartelizuar si e tillë).
Sipas policisë abuzimi ka ndodhur në banesën e 52-vjeçarit në dy ditë, 18 dhe 19 shtator.
Eduard Ndreu do të hetohet nga Prokuroria e Krujës për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.