808 kg hashash drejt Italisë, arrestohet 43-vjeçari

44
Policia e Vlorës ka arrestuar 43-vjeçarin Robert Myftari, i shpallur në kërkim me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. 43-vjeçari, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 10 nëntor të vitit të kaluar në vendin e quajtur Cekodhima është përpjekur të trafikojë drejt Italisë 808 kilogramë hashash. Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur trafikun e sasisë së konsiderueshme të drogës, që së bashku me gomonen u sekuestrua në atë kohë në cilësinë e provës materiale. Ndaj 43-vjeçarit gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.