800 euro për vend pune në Austri, në kërkim gjakovari

469
U premtonte kontrata pune në Austri, pasi u merrte 800 euro përmes agjencive të transferimit të parave zhdukej. Kjo është historia e një shtetasi nga Gjakova e Kosovës, emigrant në Zvicër i cili akuzohet se ka mashtruar 8 shtetas me banim në Lezhë. Policia e këtij qyteti informon sot se dje, 18 gusht 2015, ka nisur procedimi penal nga Sektori për Krimin Ekoniomiko-Financiar Lezhë dhe është shpallur në kërkim 42 vjeçari K. Gj. Shpallja në kërkim e tij u bë pasi, me datë 18.08.2015, ndaj këtij shtetasi kanë bërë kallzim 8-të shtetas me banim në Lezhë.
Sigal