8 vite burg për trafikantët shqiptarë, kalonin emigrantë nga Franca në Angli

522
Prokurorët francezë kanë kërkuar dënime deri në tetë vjet për një grup trafikantësh të drejtuar nga shqiptarë, të cilët kanë kaluar qindra emigrant nga Franca për në Angli. 
Në procesin gjyqësor i cili u zhvillua në qytetin perëndimor francez, Rens, janë 18 persona të dyshuar për trafikimin e të paktën 127 emigrantëve shqiptarë në Angli nga janari i vitit 2012 deri në janar të vitit 2013.
Mes të arrestuarve janë edhe shtetas kosovarë, francezë dhe britanikë. Disa prej tyre i kanë hedhur poshtë akuzat se kanë përfituar nga trafikimi i njerëzve. 
Prokurorja Anne Fourmel ka thënë se grupi merrte deri në 20 mijë euro për një familje. Vetëm për një emigrant, çmimi ishte rreth 6 mijë euro tha prokurorja Fourmel.
Ajo ka kërkuar dënimin më të rëndë për shqiptarin Edmond Rapi, i akuzuar si koka e këtij grupi kriminal. Sipas prokurores për Edmond Rapin duhet të jepet dënimi me 7 vjet burg dhe një gjobë prej 150 mijë eurosh. Ai ende nuk është arrestuar, ndërsa është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. 
Sigal