8 policë grek, rrahin shqiptarin përpara shtëpisë

420
Sigal

Një i ri shqiptar që jeton në Greqi është dhunuar nga 8 punonjës të policisë greke.Ngjarja ka ndodhur përpara shtëpisë së 23 vjeçarit dhe këtë incident ai ka bërë denoncim në polici.

Dhuna ndaj tij dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë në ishullin e Kretës, teksa i riu nga Shqipëria fillimisht kishte patur një konflikt verbal me një punonjës grek të policisë, kur ky i fundit ishte jo në orar pune.

Por, ai pas sherrit që pati me shqiptarin ka njoftuar edhe kolegët e tjerë të tij, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë dhunuar të riun shqiptar.

Ndërkohë, i riu me origjinë nga Shqipëria ka marrë plagë e fraktura në trup. Ai thotë se policët e futën atë në makinë dhe e dërguan në komisariat, ku vazhduan të ushtronin dhunë dhe ta kërcënonin.

Shenjat e dhunës së ushtruar ndaj tij janë të dukshme, kryesisht në pjesën e fytyrës.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët në Greqi bien preh e dhunës së policisë, ku rasti më flagrant ishte ai i Ilia Karrelit, i cili humbi jetën pas torturave që i bënë policët e një burgu grek.