8.5 ton kafe kontrabandë nga Kosova në Tiranë, në kërkim transportuesi

46
8.5 ton kafe kontrabandë “Cafe’s do Brazil” është bllokuar në aksion rrugor Kukës-Kalimash ndërsa personi që e transportonte ra në pranga.
Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Kukësit shpalli në kërkim 25-vjeçarin Besmir Muja banues në fshatin Shtiqen, pasi në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative i riu transportonte me makinën e tij tip Benz furgon me targa AA 396 JK kafen e cila dyshohet se ishte futur kontrabandë nga Kosova me destinacion Tiranën.
Gjatë ndërhyrjes për të bllokuar kafen kontrabandë, drejtuesi i automjetit ka mundur të largohet, ndaj është shpallur në kërkim.