77-vjeçari i jep fund jetës me armën e gjahut, gjendet i pajetë në banesë

465
Një 77-vjeçar i ka dhënë fund sot jetës me armë gjahu. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pojan.
Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se shtetasi me inicialet F.I u gjet i vetëvrarë në banesë nga familjarët e tij.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Pojan, në ambientet e brendshme të banesës, nga familjarët e tij është gjetur i vetvrarë me armë gjahu (çifte) shtetasi F.I, rreth 77 vjeç. Nga të dhënat paraprake, rezulton se i ndjeri vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal