7500 rrënjë kanabis u asgjësuan në Shkodër

527
Afrimi i periudhës së korrjes së kanabis sativa ka intensifikuar kontrollet e policisë në të gjithë territorin e vendit. Lartësia e bimës narkotike u ka dhënë dorë bluve, për evidentimin lehtësisht të saj.
Vetëm në qarkun e shkodrës në 24 orët e fundit janë asgjësuar 7445 rrënjë kanabis. 4302 bimë narkotike u gjetën gjatë kontrollit të bluve në Palaj, zona e Shoshit, i mbjellë në 13 parcela. Në Pepsumaj u asgjësuan me djegie 1370 rrënjë në 4 parcela.
Kontrolli u shtri dhe në Pult, ku në fshatin Kasnec u gjetën dhe asgjësuan rreth 1 mijë bimë narkotike.
E njëjta situatë ishte edhe në Pjollaj, ku në 4 parcela u asgjësuan 503 rrënjë kanabis sativa.
Vlen të theksohet se në të gjitha rastet, bima ishte e kultivuar në parcela të hapura posacërisht dhe pranë zonave me pyje për të shmangur vëmendjen.
Në qarkun e korcës janë arrestuar 3 persona për kultivimin e kanabisit në fshatin Bickë të Devollit. Petrit Diçe, Marjus Lepi, Altim Lame, u ndaluan pasi rezultuan pronarë të parcelave ku një ditë më parë u gjetën dhjetëra rrënjë kanabis.
Sigal