70-vjeçari nga Dropulli tenton të rilidhë energjinë, humb jetën

615
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dropull, ku një burrë ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Policia bën me dije se një 70-vjeçar, e ka zënë korrenti teksa tentonte të lidhte në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike që i ishte ndërprerë.
70-vjeçari me iniciale V.B nga fshati Llongo, ka marrë shkallët dhe ka hipur në shtyllë të tensionit, por ka gjetur vdekjen pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. 
Sigal