7 në pranga për 700 kg kanabis në Durrës

457
Një operacion që ka nisur gjatë natës e që vijon edhe ditën e sotme, ka vënë në pranga shtatë persona, pasi posedonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Uniformat blu të Durrësit kanë sekuestruar 700 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe kanë vënë në pranga 7 persona. Lënda narkotike u gjet në një banesë në zonën e ish-Kënetës, ndërkohë që ende nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve. Sipas policisë, personat në fjalë dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti trafiku të drogës.
Sigal