“7 mijë euro ose do të nxjerr foton intime”, si e pësoi 18-vjeçari që shantazhonte minorenen

514
Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë, pasi ka kanosur me mesazhe një minorene 17-vjecare duke i kërkuar 7 mijë euro përmes shantazhit, pasi në të kundërt do t’i publikonte një foto intime në rrjetet sociale. Në pranga ka përfunduar Kristian N. 18 vjeç, banues në Lezhë.
“Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime”- thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Sigal