66-vjeçari kërcënon me armë 17 vjeçaren: Do martohesh me mua

412
Një rast pedofilie është zbuluar në Tropojë, pasi një 66-vjeçar kërkonte të martohej me një vajzë të mitur. Policia ka arrestuar Azem Trezhnjevën, pasi kishte kërcënuar një adoleshente 17-vjeçare, pasi kjo e fundit e refuzoi që ta merrte për burrë. Çudira të tilla vazhdojnë të ndodhin në vendin tonë, ku një i moshuar i propozon dhe shantazhon për martesë një fëmijë. Pasi u refuzua nga 17-vjeçarja me iniciale R.B, 66-vjeçari Azem Trezhnjeva e kërcënoi atë me armë duke i bërë presion për martesë. Pas denoncimit në policia, uniformat blu arrestuan të moshuarin me akuzën e kanosjes dhe të armëmbajtjes pa leje.
Sigal