63-vjeçari shqiptar arrestohet nga policia italiane, pasi tenton të vrasë të birin me sopat

537
Sigal

Ngjarja ndodhi në Pistoia, ku sipas mediave italiani, nën efektin e alkoolit, 63-vjeçari po e ndiqte të birin me një sopat në dorë. 33-vjeçari kishte arritur t’i shpëtonte ndjekjes së të atit, duke marrë më pas në telefon policinë.

Së bashku me nënë e tij, në komisariat, ata treguan se 63-vjeçari ishte i alkoolizuar dhe se kishte që në vitin 2011 që ushtronte dhunë ndaj tyre në mënyrë të përsëritur.

Capture