613 kg kokainë/ Gazetari nxjerr dokumentin: Ja kush i sinjalizoi autoritet shqiptare

301
Gazetari Artan Çani i ftuar në Fax News për të folur për sekuestrimin e 613 kilogramë kokainë në Durrës u shpreh se është sinjalizuar nga DEA.
“Unë do të doja që nëse do të ishte e mundur ta nisja me një citim të kryeministrit. “I ka shpëtuar të gjitha kontrolleve të ushtruara jashtë Shqipërisë!!!
Ju siguroj që nëse nuk është mashtrim, është një genjështër e madhe. Që në filllimi ku është nisur nga Kolumbia ka pasur një sinjalizim nga DEA. Ndoqi rrugën e vet kontenieri dhe të gjithe kontenierët që vijnë nga Amerika Latine, me të mbërritur në portin e parë Europian kanë rrisk të lartë. Në këtë rrisk është ndarë ky kontenijer. Rrisku i këtij kontenieri është shumë i veçantë, nga skanimi i rëndësishëm u mjaftuan me skanimin e gjithë mallit që ishtë brenda, por ama duhet të gjenin destinacionin. U ringankrua dhe filloj të ndiqej duke u njoftuar në këtë rast nga Guarda di Financa prokurorin shqiptarë. Ku e bazoj ktët? Është fatura që shoqëron mallin, po ta shohësh. Ky kontenier me këtë numër, është shoqëruar nga dy patrualla të Guarda di Finanzza.
Fatura që shoqëron mallin konfirmon kontrollin në Itali.
Në këtë kontroll kanë marrë pjesë 5 persona të Gauarda di Finazza. Këta 5 veta nga Livorno në Maltë dhe nga Malta në Shqipëri. Këtu kontrollin e bënë doganat dhe jo policia. U ndalua, u skanua, u mor vesh që kishte sasi droge, kur vajti në magazinë aty ndërhynë forcat policore. Për këtë kontenier ka pasur njoftim, është kontenier që është hapur më parë.”