6 persona në pranga, tansportonin 100 arka me llamba nga Mali i Zi përmes Liqenit

547
SHKODER – Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës si bashkëpunëtorë në kalimin kontrabandë të rreth 100 arkave me llamba inkandeshente nga Mali i Zi nëpërmjet Liqenit të Shkodrës. Pas hetimeve 3-mujore Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Prokurorisë së Shkodrës u finalizua me sukses operacioni Liqeni, duke vënë në pranga 6 të implikuarit, mes tyre një vajzë dhe një të mitur 15-vjeçar. Llambat e kontrabanduara klasifikohen në mallra për të cilat paguhet akcizë.
Të arrestuarit
Xhemazi Torishta, 49 vjeç, Ledjon Torishta 25 vjeç A. Ll 25 vjeç 25, S. B 15 vjeç, Silvana Balani, 38 vjeç Mit`hat Balani, 38 vjeç.
Ata dyshohen se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” në bashkëpunim. 
Sigal