6 persona arrestohen për ndërtime pa leje, policia aksion kundër paligjshmërisë

139
dhe gjatë kësaj jave në të gjithë vendin, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyejeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, gjatë kësaj jave nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 52 raste të ndërtimeve pa leje.
Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 52 autorë nga të cilët, 6 autorë janë arrestuar në flagrancë, 45 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 1 autor është shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, nga këta 4 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.
Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme .