56 vjeçarja nga Shkodra gjendet e vetëvarur, familjarët fshehën ngjarjen

707
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, aty ku një 56 vjeçare i dha fund jetës duke u vetëvarur.
Por policia bën me dije se ka nisur një hetim ndaj kunetërve pasi nuk kanë deklaruar ngjarjen.
Në hetim është edhe mjekja e spitalit në Shkodër pasi nuk ka plotësuar raportin e vdekjes.
Njoftim i policisë
Më datë 02.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit S.S, XH.A dhe U.XH, vjeç 58, 26 dhe 38, banues në Shkodër, S.S, mjeke në spitalin Shkodër, pasi dyshohet se, XH.A dhe U.XH, kanë dërguar në Urgjencën e spitalit Shkodër, në gjendje të vdekur vjehrrën e tyre, shtetasen B.M vjeç 56 banuese në fshatin Berdicë dhe kanë fshehur arsyen e vdekjes, e cila nga veprimet e kryera rezultoi se është vetëvarur në ambientet e banesës saj. Nenet 248 e 305/b të Kodit Penal.
Sigal