56-vjeçari nga Dibra vret veten me çifte

457
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, ku një person është vetëvrarë në banesën e tij.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Kraj-Reç, Dibër, ku 56-vjeçari me iniciale është vetëvrarë me armë gjahu.
R.H, është gjetur nga djali i tij në njërën nga dhomat e banesës së tij me derë të mbyllur.
Arma e gjahut rezulton të jetë marrë me leje nga R.H, ndërsa policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Sigal