55 vjeçari në Tiranë u vra për tavanin që i pikonte

442
Zbardhet ngjarja banale që i mori jetën ditën e djeshme 55-vjeçarit Luan Koprencka. Zhurmat dhe problemet me tualetin e banesës që pikonte mbi ambientet e lokalit, ka qenë shkaku i sherrit të djeshëm, që degjeneroi në përdorimin e thikës. Burime nga policia bëjnë me dije se ky ka qenë një konflikt i përhershëm mes viktimës dhe autorëve të dyshuar, që dje ka përshkallëzuar deri në përleshje me gurë e thika. Fillimisht mes 55-vjeçarit dhe dy të dyshuarve ka pasur një debat me tone të larta e më pas janë përleshur edhe fizikisht.
Në një moment, shtetasi Alban Hyka ka nxjerrë një thikë, duke e kërcënuar viktimën. Ndërsa vetë 55-vjeçari, për tu mbrojtur ka marrë një tullë në tokë duke tentuar t’i godasë dy të dyshuarit. Në përleshja e sipër, i ndihmuar edhe nga kunati i tij, Hyka ka goditur me thikë Luan Koprenckën. Burimet thanë se ai është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës, ku edhe ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur. Një goditje e vetme me thikë i ka marrë jetën, pasi plaga ka qenë në gjoks, duke i prekur edhe zemrën. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, njëri prej të cilëve u arrestua pasditen e djeshme.
Sigal