5193 rrënjë kanabis, u asgjësuan në Shkodër, Berat, Gjirokastër e Lezhë

439
Në vijim të operacioneve antikanabis të ndërmarra në të gjithë Shqipërinë, gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës 3394 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa. Ndërko një ditë më parë po në këtë qark janë asgjësuar 4500 rrënjë Kanabis.
Gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar gjithashtu 300 rrënjë kanabis në Berat, 534 rrënjë në Gjirokastër dhe 1385 rrënjë në Lezhë.
Lënda narkotike e zbuluar në këto qytete është asgjësuar në vend me djegja dhe një pjesë e saj është marrë në cilësinë e provës materiale.
Shkodër, asgjësohen 3394 rrënjë Kanabis, kultivuar në 24 parcela
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht : 
-Në fshatin Barcollë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 16 (gjashëmbëdhjetë) parcela me 1881 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
-Në vendin e quajtur « Menaj », në fshatin Mnelë e Vogël, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 5 (pesë) parcela me 713 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. 
-Në fshatin Gomsiqe e Poshtme, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar : 3 (tre) parcela me 800 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. 
Në të tre rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
Berat, asgjësohen 300 rrënjë kanabis, prnga 2 kultivuesve
Në vijm të operacioni të koduar “BALLOLLI 2015” janë asgjësohen rreth 300 rrënjë bimë narkotike .
Në Berat më datën 29.07.2015,në vijm të operacionit “BALLOLLI 2015” filloi proçedimi penal për shtetasit e arrestuar më datë 28.07.2015 për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv”:
1-Vladimir Selenica, 47 vjeç banues në Berat.
2-Taro Ahmeti, 25 vjeç, banues në Berat. 
Proçedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në vijim të kontrolleve të ushtruar nga policia e Beratit në fshatin “Çorogjaf” Berat, janë gjetur 3 parcela të kultivuara me bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa.
Në këto 3 parcela janë gjetur të kultivuara rreth 300 rrënjë bimë narkotike të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
Gjirokastër, asgjësohen 534 rrënjë Kanabis,
Vijojnë operacionet anti kanabis në Qarkun e Gjirokastrës. Kështu në Përmet janë asgjësohen 534 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa.
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 534 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Konkretisht:
Në vendin e quajtur “Arat e Abazit”, në fshatin “Zhepovë”, rrethi Përmet u gjetën të kultivuara 324 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Po gjatë operacionit në vendin e quajtur “Rrahu i Hasanit”, në fshatin “Vërçishtë”,Përmet u gjetën dhe asgjesuan 90 rrënjë bimë narkotike. Gjithashtu opercioni ka vijuar edhe ne territorin e fshatit “Miçan”, në vendin e quajtur “Përroi i Sinjës” Përmet,ku u gjetën dhe asgjesuan 120 rrënjë bimë narkotike e llojit cannabis sattiva.
Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike”.
Lezhë, asgjësohen 1385 rrënjë Kanabis
Në fshatin Shëngjin, Fanë, Mirditë , në vendin e quajtur “Gjurra e Zezë” dhe “Guri i Nuses” u asgjësuan1385 rrënjë bimë narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit”, efektivat e Drejtorisë të Policisë Lezhë, nga informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm, në fshatin Shëngjin, Fanë, Mirditë.
Nga ku rezultoi se në vendin e quajtur “Gjurra e Zezë”, në fshati Shëngjin, Fanë, Mirditë, janë konstatuar të mbjella 535 bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva. 
Po në fshatin Shëngjin, Fanë, Mirditë, në vendin e quajtur’’Guri i Nuses’’u gjetën të kultivuara 850 bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva. 
Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegjes.
Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 
Sigal