51­-vjeçari prezantohet si biznesmen dhe i kërkon favore seksuale 21-vjeçarit

1025
Rrjetet sociale, përveç informimit dhe komunikimit mes njerëzve, shpesh përdoren edhe nga persona maniakë dhe me prirje të kundërta seksuale për të futur në gracka viktimat e tyre. Një skemë të tillë, nëpërmjet një profili të rremë në Facebook”, ka përdorur edhe Arben Gjoka, 51­vjeçari që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një të ri 21-­vjeçar. Pasi iu prezantua në “Facebook” si një biznesmen, Gjoka arriti të takojë 21-­vjeçarin dhe pas disa takimeve i kërkoi edhe favore seksuale. Në këtë moment i riu është tërhequr nga shoqëria me 51­-vjeçarin, por ky i fundit nisi përndjekjen për të arritur qëllimin e tij. Përveç mesazheve dhe thirrjeve telefonike apo edhe mesazheve në “Facebook”, 51­-vjeçari Gjoka, sipas Prokurorisë arriti deri aty sa t’i bllokonte bravën e derës së banesës të riut. Ky veprim e detyroi 21­-vejçarin ta denonconte dhe Policia arrestoi Gjokën, dhe më pas gjykata i cakton masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat e ngacmimit seksual dhe përndjekjes. Por, 51­-vjeçari nuk është ndalur as nga masa e arrestit shtëpiak, duke e thyer atë, dhe vijoi përndjekjen ndaj të riut me qëllimin e vetëm për të arritur qëllimin për të cilin ishte refuzuar.
Sigal