5-vjeçarja i mbijetoi kancerit, përplaset për vdekje nga një makinë

641
Një 5-vjeçare nga Kanadaja, pas një lufte të gjatë me kancerin mbijetoi por një aksident tragjik i mori jetën. Kjo është historia fatkeqe e Camila De Almeida Torcato, e cila ishte së bashku me të atin ne momentin e tragjedisë.

5-vjeçarja dhe babai i saj po dilnin nga shkolla në momentin që një makinë elektrike pa shofer brenda vjen drejt tyre i aksidentuar. Më pas vogëlushja u transportua menjëherë në spital por nuk arriti të mbijetonte nga plagët e rënda të marra gjatë aksidentit. Ndërsa babai i plagosur i saj mbeti i plagosur raporton BBC.

“Ishte një vajzë shumë speciale, vuante nga kanceri, por ishte luftarake dhe arriti ta mundte. Ishte shumë e ëmbël dhe e dashur”- tregon i ati mes lotësh.

Vogëlushja 5-vjeçare kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në kopsht pasi i mbijetoi sëmundjes së rëndë.
Sigal