5 ”të fortët” e Niklës pritet të lihen në burg, ”blindohet” Gjykata e Krujës

478
Sigal

Ditën e sotme në Gjykatën e Krujës po zhvillohet seanca ku do të njihen me masën e arrestit 5 personat që janë arrestuar në Nikël.

5 persona: Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza, Markelen Haka dhe Lutfi Haka, u ndaluan nga policia në aksionin e disa ditëve më parë në Nikël, pasi në banesat e tyre janë gjetur disa armë dhe fishekë, si dhe një shifër e konsideruesjhme parash.

Derimë tani masa e vetme që është dhënë është ajo për Ylli Cangun, i cili është lënë në burg. Prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë dhe për 4 personat e tjerë.

Ndërkohë që ambientet e jashtme të Gjykatës janë blinduar nga forca të shumta policore, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.