5 persona në gjyq , Heroina nga Turqia në Shqipëri. Droga fshihej në trup kundrejt 300-500 eurove

500
Prokuroria e Krimeve të Rënda zbulon rrugën e trafikut të heroinës nga Turqia drejt Shqipërisë për tu shitur më pas në tregun e Europës. Hetimet nisën në qershorin e kaluar kur në pikën kufitare të Kakavijës u arrestua një nga transportuesit, me 500 gr heroinë. Më pas në shkurt të 2015 policia ekzekutoi urdhërarrestet dhje për 4 bashkëpunëtorë të tjerë. Sipas policisë Albert Shkëmbi ishte drejtuesi dhe financuesi i këtij trafiku.
Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona, të akuzuar për “Trafikim të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.
Në konkluzionet e prokurorisë sqarohet se Në përfundim të hetimeve, Prokuroria dërgon për gjykim shtetasit:
Albert Shkëmbi
Kleanthi Agolli
Marsel Morava (për këtë shtetas, është ngritur edhe akuza e“Trafikimit të armëve dhe municioneve”
Manjola Terolli
Eleni Xhafa
Këta shtetas akuzohen se janë pjesë e një grupi, i cili merrej me trafikun e lëndës narkotike heroinë, të cilët e siguronin në Turqi, më pas e sillnin në Shqipëri dhe prej këtu, e trafikonin në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.
Fillimisht, në datë 03.06.2014, një prej pjesëtareve të këtij grupi, në rolin e transportueses, u kap në pikën kufitare të Kapshticës me 0.5 kg. heroinë.
Më tej, në vijim të hetimeve, në shkurt 2015 u evidentuan dhe bashkëpunëtorët e tjerë, për të cilët u kërkua nga Prokuroria për Krime të Rënda masat e sigurisë „arrest me burg“, u pranuan nga gjykata dhe u ekzekutuan nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë mbi bazën e materialeve të ardhura nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Trafikimit të narkotike”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Si vinte droga nga Turqia, dhe roli i te pandehurve
Nga hetimet ka rezultuar se Albert Shkëmbi heroinën e siguronte në Turqi, e transportonte më pas në Shqipëri nëpërmjet rrugës tokësore dhe e trafikonte jashtë Shqipërisë në vendet e Evropës Perëndimore ose e shiste në Shqipëri.
Në këtë veprimtari kriminale ai bashkëpunonte dhe me te pandehurit Marsel Morava, Kleanthi Agolli, Manjola Terolli, të cilët e ndihmonin në gjetjen magazimimin dhe shitjen e lëndës narkotike dhe shtetasja Eleni Xhafa në rolin e transportueses.
“Kjo veprimtari drejtohet dhe financohet nga i pandehuri Albert Shkëmbi. Ky shtetas, pasi siguron lëndën narkotike në Turqi, e trafikon në Shqipëri nëpërmjet territorit të Maqedonisë ose Greqisë. Cilësia e lëndës, shikohet dhe kontrollohet nga i pandehuri Marsel Morava, i cili bashkëpunon ngushtë me të pandehurin Kleanthi Agolli. Lënda narkotike e siguruar në Turqi, transportohet nga shtetas shqiptarë të ndryshëm, të cilët rekrutohen nga te pandehurit Albert Shkëmbi dhe Marsel Morava.
Droga nga Turqia fshihej në trup, transportuesi paguhej 300- 500 euro
Pasi personat të cilët bien dakort të kryejnë transportimin e lëndës narkotike nga Turqia për në Shqipëri, kundrejt shumave të parave nga 300 euro deri 500 euro, shoqërohen nga shtetasi Albert Shkëmbi dhe Marsel Morava për në Turqi.
Në Turqi, u jepej lënda narkotike instruktohen për mënyrën e lëvizjes, kohën dhe vendin ku do të dorëzojnë lëndën narkotike në Shqipëri.
Itenerari i lëvizjes së transportuesve është Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri dhe zakonisht lënda fshihet në trup të personave transportues. Më pas ai shet brenda teritorit të Shqipërisë ose e trafikon jashtë saj.
Arrestimi qe zbuloi trafikun e heroines 
Në datë 03/06/2014, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë është arrestuar në flagrancë shtetasja E.XH. duke transportuar për në Shqipëri sasinë prej 0.5 kg lëndë narktoike heroinë. Një ditë përpara shtetasi Albert shkëmbi ka shkuar në Greqi, ku kishte lëndën, ndërsa shtetasit Marsel Morava, Kleanthi Agolli, Manjola Terolli në kontakt të vazhdueshëm telefonik me Albert Shkëmbi kanë siguruar lekët për blerjen e lëndës narkotike. Në mëngjësin e datës 03/06/2014 shetasja Manjola Terolli ia ka dhënë lekët shtetases Eleni Xhafa dhe e ka nisur për në Selanik Greqi.
Pasi është takuar me shtetasin Albert Shkëmbi ka marrë prej tij sasinë e lëndës narkotike e ka fshehur në trupin e saj dhe ka tentuar ta trafikoje për në Shqipëri. Gjatë gjithë kësaj periudhë shtetasj Eleni Xhafa ka mbajtur komunikime trelefonike me shtetasit Marsel Morava, Kleanthi Agolli, Manjola Terolli për dorëzimin e lëndës narkoitke.
Rasti i kapjes në flagrancë së shtetases Eleni Xhafa u dërguan si fillim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë e cila më pas transferoi aktet në prokurorinë për Krime të Rënda që ndërkohë po hetonte këtë grup kriminal.
Pas hetimeve të plota në muajin shkurt 2015 janë caktuar dhe ekzekutuar masat e arrestit në burg për shtetasit Albert Shkëmbi, Marsel Morava, Kleanthi Agolli dhe Manjola Terolli.
Sigal