5 kg marijuanë në çantën e rrobave, arrestohet 29-vjeçari

380
Një 29-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia italiane. Roland Çaushaj me banim në Lizzanello, u arrestua të shtunën me 5 kg marijuanë, ndërsa sot gjykata e ka lënë me arrest shtëpie. Të riut i kanë vënë një byzylyk elektronik, në mënyrë që të mos largohet. Ai u ndalua në stacionin e trenit, nga një kontroll rutinë i policisë. Ai shfaqi shenja nervozizmi kur policët e pyetën se çfarë kishte tek çanta e shpinës. Çaushaj u përgjigj se kishte rroba, por gjatë kontrollit u gjet lënda narkotike. Droga ishte e ndarë në tre pako dhe e mbështjellë me celofan.
Sigal