450 efektivë në operacionin antikanabis në Dukagjin

81
Policia e Shtetit rinisi operacionin kundër kanabisit në Dukagjin, të ndërprerë gjatë natës për shkak të kushteve të vështira. Mësohet se drejuesit e operacionit i kanë dhënë instruksionet forcave të policisë pjesmarrëse në operacion dhe iu kanë ndarë zonat në të cilat do veprohet gjatë ditës së sotme.
Operacioni gjatë ditës së sotme do vijojë në territorin e njësisë administrative Shoshaj dhe fshatrat e kësaj njësie. Forcat e policisë kanë mbërritur në terren në zonat përkatëse ku sapo ka filluar shkatërrimi i parcelave të para të kultivuara me bimë narkotike.
Forca të shumta policie u pozicionuan që në orët e para të ditës në Dukagjin, në fshatrat Ndreaj, Brashtë, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breglumi, me qëllim shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike.