424 kg kanabis nga Shqipëria drejt Greqisë, dalin pamjet e ndjekjes dhe kapjes në det

666
Një sasi droge u kap në tentativë për tu trafikuar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Në pranga për këtë lëndë narkotike është vënë një 42-vjeçar shqiptar.
Mediat greke kanë bërë publike edhe pamje nga droga e kapur dhe aksioni i policisë gjatë mesnatës së datës 1 mars, ku u ndalua skafi me 36 pako kanabisi në të.
 
Aksioni policor është bërë në Prevezë. Hetimet për këtë trafik droge, po i zhvillon departamenti i Sigurisë së Prevezës.
Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ndodhet në burg në pritje të vendimit të gjykatës


Sigal