“400 mijë euro për vajzën tuaj”/ 3 adoleshentët dënohen me 7 vite burg

457
Historia e tre të rinjve të cilët inskenuan marrjen peng të vajzës së një biznesmeni, nuk ka shkuar aspak mirë, pasi ata do të përfundojnë në qeli. Para uniformave blu ata kanë pretenduar se kishin bërë thjeshtë një lojë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të dënojë me 7 vite burg tre të rinjtë, të cilët inskenuan marrjen peng të vajzës së një biznesmeni, ku në këmbim të lirisë së vajzës i kërkuan plot 400 mijë euro.
Tre minorenët, pjesë e të cilëve ishte edhe vetë vajza e biznesmenit, janë shpallur fajtor për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë”. Dy prej tyre janë gjykuar me masën e sigurisë “Arrest me burg” dhe vendimi që është marrë, përfundimisht i ka nxjerrë ata nga burgu. 
Po sipas të njëjtave burime bëhet me dije se Gjykata e Krimeve të Rënda ka pezulluar edhe ekzekutimin e dënimit me burg, duke vendosur ndaj tyre “lirinë me kusht”. Në këtë ngjarje u përfshi vajza e biznesmenit, i dashuri i saj dhe miku i tyre.
Fillimisht Orjon Hoxha u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, Kris Gjore me 2 vjet burg dhe Nensi Ç., me 2 vjet e 6 muaj burg, por pas përfitimit të uljes se një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata i dha “liri me kusht” për një periudhë 3- vjeçare Orjon dhe Nensi, ndërsa Kris për 2 vjet.
Sigal