40-vjeçari nga Lezha kërcënon 10-vjeçaren: Më gjej lekë, ndryshe do të vras

416
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili dyshohet se ka kërcënuar një vajzë të mitur, në mënyrë që t’i vidhte para familjes, për t’ia dhënë atij. Mësohet se Arben Uka, 40 vjeç, banues në Lezhë, ka kanosur minorenen A.M., 10 vjeçe, duke i thënë se do ta vriste bashkë me familjen, nëse nuk i jepte një shumë të caktuar parash.
E frikësuar, vogëlushja i ka vjedhur babait të saj shuma prej 1000 apo 2000 lekësh, duke ia dhënë 40-vjeçarit. Kur prindërit kanë kuptuar se vajza po merrte para në shtëpi, ajo u ka treguar me detaje gjithçka ka ndodhur, dhe ata kanë bërë denoncim në polici. Ndaj 40-vjeçarit Arben Uka rëndon akuza “Shtytja e të miturit në krim” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Sigal