4 të vrarë për një vend parkimi

482
Katër persona, antëtarë të një familjeje përfshirë babai, nëna dhe djali u gjetën të vdekur në një shtëpi në Caserta në Itali. Policia ka ndaluar një punonjës sigurie burgu të quajtur Luciano Pezzella, i cili ka pranuar krimin. Fqinjët kishin një debat të vjetër për vendin e parkimi. Nga rindërtimi i ngjarjes, 50-vjeçari Pezzella ka debatuar me fqinjët e tij për parkimin e një kamionit që përdorej si dyqan i lëvizshëm për shitje e fruta-perimeve dhe më pas ka marrë pistoletën dhe i ka ekzekutuar në shtëpinë e tyre. Nga ngjarja ka mbijetuar vetëm e dashura e djalit, e cila në momentin e të shtënave ka qenë në tarracën e ndërtesës. Ndërsa viktima e katërt është një klient, i cili ndodhej aty për të blerë fruta. Viktimat janë Michele Verdi, 61 vjeç, Enza Verdi, 58 dhe Pietro Verdi, 31 dhe Francesco Pinestra, 37 vjeç. Pezzella ka kërkuar që kamioni të mos parkohej në vendin ku qëndronte vazhdimisht dhe pasi ka vrarë nënën dhe djalin në shtëpi ka vrarë dhe 61-vjeçarin që ishte dhe drejtues i kamionit si dhe klientin.
Sigal