4 të arrestuar për armëmbajtje e kanabis, mes tyre dhe një zjarrfikës e një tatimor

457
Katër persona kanë përfunduar në pranga mbrëmjen e djeshme pasi janë kapur me kanabis dhe armë të ftohta. Mes të arrestuarve janë edhe 2 nëpunës shtetërorë. Sipas burimeve zyrtare bëhet fjalë për një inspektor tatimesh, një zjarrfikës si dhe dy persona të tjerë.
4 personat në fjalë janë ndaluar dje nga efektivët e patrullave “Shqiponja” dhe gjatë kontrollit kanë rezultuar me armë të ftohta dhe kanabis, çka ka çuar në ndalimin e tyre.
Sigal