4 persona në pranga pas sekuestrimit të 80 kg marijuanë

442
Sigal

4 persona janë arrestuar dhe 80 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar këtë të dielë gjatë një operacioni anti-drogë nga Policia e Beratit. Gjatë operacionit të koduar “Çeliku” në pranga janë vënë Dashnor Çifliku, 43 vjeç, Saimir Çifliku, 46 vjeç, Florud Çifliku, 35 vjeç dhe Guxim Çifliku, 34 vjeç të katër banues në Berat.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Dashnor dhe Guxim Çiflikut janë gjetur dhe sekuestruar 80 kg lëndë narkotike marijuanë. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një 1 pushkë, model 56, 1 automjet tip Benz fugon, me targa AA 413KE si dhe dhe 5 aparate celularë.

Të arrestuarit do të hetohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa Florud Çifliku dhe për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” .