Një bandë shqiptare, e cila arriti të fitonte plot 4 milionë paund në një vit si “dërgues droge” është dënuar me 60 vite burg në total.
I quajtur “Conspiracy 24/7”, grupi zhvilloi një qendër thirrjeje e cila funksiononte në çdo kohë për të dërguar dozat e kokainës, shkruan Panorama.
Gjykatësi e quajti shqiptarin Ervis Dervishi, 21 vjeç, si “toger dhe dora e sigurt”.
Dervishi organizoi shtëpinë, sigurimin e makinave dhe detaje të tjera administrative për të kryer operacionin.
Gjykata dëgjoi se Dervishi ishte ndaluar të qëndronte në Britani të Madhe për një vepër të ngjashme, por u kthye pak pas kësaj për të marrë pjesë në grupin e trafikut.
Një ndërlidhës, Arsid Mataj, 24 vjeç, furnizoi me kokainë dhe një prej “klientëve” ishte një agjent policie që çoi më pas në arrestimin e tij.
Hetimi pesë-mujor i policisë britanike në Kent zbuloi një qarkullim prej më shumë se 1 milion paund.
Por gjyqtari Brown e vuri shifrën në rreth 4 milionë paund në vit. Doza e kokainës ishte 40 paund.
Nelson Alliaj, i cili nuk kishte vendbanim fiks, u burgos për 15 vjet. Ai është dënuar njëkohësisht edhe me 9 vite burg për prodhimin e drogës së kategorisë B.
EMRAT E TË DËNUARVE:
Ervis Dervishi, 21 vjeç, u dënua me shtatë vjet.
Rigels Hadushaj, 20 vjeç, u dënua me shtatë vjet.
Izmiri Basha, 24 vjeç, u dënua me shtatë vjet.
Arlind Palushi, 19 vjeç, u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj.
Alfred Gashi, 19 vjeç, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj.
Marius Kuçi, 25 vjeç, u dënua me katër vjet.
Fatos Metalia, 26 vjeç, u dënua me katër vjet.
Arsid Mataj, 24 vjeç, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj.
Xhensil Vucaj, 18 vjeç, i vetmi shtetas i ligjshëm i Mbretërisë së Bashkuar, u dënua me dy vjet, vendim i pezulluar dhe do të kryer 200 orë punë të papaguar.