35 vjeçari shqiptar tenton të vrasë gruan e fëmijët

439
Policia e San Canzianit në Itali ka shmangur një ngjarje të rëndë ku një shtetas shqiptar, ka kërcënuar me vdekje gruan dhe dy fëmijët e mitur. 35-­vjeçari mësohet se ka tentuar të vrasë familjarët e tij teksa mbante një çekiç dhe një thikë në dorë. Shqiptari mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, ndërsa pas sherrit dhe përplasjes fizike ka shkatërruar shtëpinë. Me një thikë dhe një çekiç në dorë, ai i kërcënonte me jetë dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten e tij.
Policia italiane, e njoftuar nga fqinjët e familjes shqiptare, hyri në apartamentin ku dëgjoheshin zhurma nga dritarja. Ata kanë bllokuar para se të hyjnë energjinë elektrike dhe fikën gazin, për të mundur të neutralizonin shqiptarin. Kryefamiljari madje ka sulmuar edhe policët kur i ka parë përballë. Bashkëshortja dhe dy fëmijët janë marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa 35­vjecari u dërgua në burg.
Sigal