35-vjeçari plagoset me armë zjarri në një lokal

403
Sigal

Një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Gurra”, ku shtetasi Ridvan Koca, banues në Lezhë është plagosur me armë zjarri.

Ai  është dërguar në  spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë që gjatë natës dhe mengjesin e sotshëm janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm kur ndodhi plagosja.