35-vjeçari në Berat i jep fund jetës duke u vetvarur

462
Fund i dhimbshëm për një djalë 35 vjeçar në Berat i cili u gjet i vdekur pasi dyshihet t’i ketë dhënë fund jetës me vetëvarje. Viktima është Fatbardh Salla, 35 vjeç, banues në fshatin Lapardha të Beratit, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga ministria e Brendshme. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur Fatbardh Salla është gjetur i vetëvarur në një pemë ulliri. Policia lokale tha se 35-vjeçari u gjet i vdekur nga bashkëshortja dhe vëllezërit e tij. Ai u dërgua në spitalin rajonal të Beratit, por mjekët atje pohuan se 35 vjeçari kishte mbërritur i pajetë. Nuk është e qartë se cilat ishin arsyet që nxitën të riun e martuar që t’i jepte fund jetës në moshë të re, por policia zyrtarisht thotë se vetëvarja erdhi nga depresioni. Duke folur për vdekjen e të riut, policia e Beratit tha se materialet hetimore po i kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për “vetëvrasje në kushtet e depresionit me anë të mbytjes me litar”.
Sigal