35-vjeçari i dehur i ngul thikën vetes

507
Një shtetas 35 vjeçar, në gjëndje të dehur është vetëplagosur me një thikë. Ngjarja është shënuar në fshatin Ahmetaq, në Vorë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi me inicialet H.K., i moshës 35 vjeç, në gjendje të dehur, në banesën e tij është vetëplagosur me një thikë. Po të njëjtat burime thonë se ai ka ngulur thikën në bark dhe plagosja ka qenë aksidentale. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sigal