33-vjeçari shqiptar kapet me 400 gr kokainë dhe 14 mijë euro

53
Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar në Venecia, pasi u kap me 400 gramë kokainë. Luan Tahirja rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, përveç drogës u gjetën dhe 13 930 euro dhe disa dokumente false. Tahiraj rezulton se është arrestuar dhe në vitin 2008 bashkë me disa shqiptarë të tjerë me akuzën e grabitjes. Ka dyshime se, shqiptari investohet paratë që fitonte nga shitja e sendeve të vjedhura në trafikun e drogës.