31-vjeçarja përplas me makinë vajzën e saj 9-vjeçare

409
Një 31-vjeçare në Vlorë është proceduar penalisht nga policia pasi përplasi me makinë vajzën e saj. Mësohet se Mynevre K., e cila drejtonte automjetin Fiat me targa AA 940 NV, përplasi vajzën e saj të mitur me iniciale A.K 9 vjeç. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:00 në Llogara për shkak të pakujdesisë së drejtueses. Fëmija është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 31-vjeçarja është proceduar në gjendje të lirë.
Sigal