300 mijë $ mashtrim, por ish-prefekti i Fierit lirohet me garanci pasurore (Dokumenti)

663
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ish-prefektin e Fierit Bujar Hasaj, i cili u arrestua pak ditë më parë nën akuzën për mashtrim. Ndaj ish prefektit u ndryshua masa e ‘arrestit më burg’ pas një garancie pasurore në vlerën prej 13 milionë lekëve të reja që ka vendosur Bujar Hasaj në këmbim të lirisë. Gjithashtu ish prefektit i është ndaluar e drejta për të dalë jashtë vendit.
Sipas Policisë, Hasa akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh. Kujtojmë se Hasa ka mbajtur detyrën e Prefektit të Fierit nga periudha nga viti 2009 deri në vitin 2012.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni “Kanadezi”. Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bujar Hasa, 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.
Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.


Sigal