30-vjeçarja u qëllua me armë në Greqi, kjo është gjendja e saj shëndetësore

530
30-vjeçarja që u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme në Greqi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të paktën kështu raportojnë mediat greke, të cilat kanë bërë me dije se ajo ka marrë trajtimet e nevojshme në spital dhe gjendja e saj është përmirësuar ndjeshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Haidari’ të Athinës, ndërsa edhe pse ende plagosja në fjalë është e paqartë, policia mësohet se është vënë në kërkim të dy personave që dyshohet se kanë lidhje me plagosjen.
Hetuesit grekë dyshojnë se njëri prej tyre është partneri i shqiptares, kur në momenti që ndodhi ngjarja, fqinjët kanë dëgjuar të bërtitura në banesën e saj, për të shkuar në përplasja me armë që ndodhi në trotuarin afër shtëpisë.
Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e 30-vjeçares shqiptare që mori një plumb në faqe, por mësohet se ajo nuk njihej në lagje për person problematik.
Autoritet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Sigal