30-vjeçari vetëvritet, zbulohet arsyeja

608
Sigal

Një i ri i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte në orët e fundit në Vlorë.

Së fundmi janë zbardhur të tjera detaje lidhur mbi personin që i dha fund jetës.

Ai ishte i moshës 30 vjeç dhe u hodh nga kati i tetë i pallatit ku banonte, duke përfunduar në ballkonin e katit të dytë.

Personi i cili nuk është identifikuar ende nga policia, ishte baba i një fëmije ndërkohë që priste një fëmijë të dytë pasi gruaja e tij ishte shtatzënë.

Çifti jetonte me qera në një pallat prej katër muajsh.

Vetëm dy ditë më parë viktima ishte denoncuar nga e shoqja në polici për ushtrim dhunë, duke kërkuar kësisoj urdhër mbrojtje.

Kjo mund të ketë qenë edhe një nga arsyet pse i riu mund ti ketë dhënë fund jetës në rrethana tragjike.