30 ditë burg banorit të Unazës së re që qëlloi Ramën me këpucë

407
Sigal

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘30 ditë burg’ për Ilir Sketilaj, personin që goditi me këpucë kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit po vizitonte në spital policen Ina Nuka dhe efektivët e tjerë të dëmtuar gjatë protestës së banorëve të Astirit.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës dha këtë masë sigurie për Sketilajn, ndërsa sot shkalla e dytë e gjyqësorit la të njëjtën masë në fuqi.

Sketiraj shtoi se ka qenë në një kafe pak larg protestës dhe se madje i ka kërkuar prokurores të hapë kamerat.

‘Kur kryeministri u martua dhe u bë me fëmijë, thamë se tashmë e di se çfarë s’është shtëpia e çfarë është familja, por ai nuk pas mësuar asgjë. E njëjta gjë edhe për Veliajn, por as ai s’ka bërë asgjë. Iliri s’ishte në protestë, e kanë shoqëruar me protestë të paligjshme. Unë personalisht nuk ka dalë në protestë.

Ç’është ky komunikim barbar se kuptoj. Jo me këto idera prish shtëpi e bëj masakra. Unë kam qenë në një lokal duke pirë kafe gjatë protestës, i kam thënë prokurorores të hapi kamerat për ta verifikuar. Unë nuk kam kundërshtuar fare’, ka thënë ai.