3 të rinj të dehur kundërshtojnë punonjësit e policisë, proçedohen penalisht

394
Tre të rinj nga Peqini janë proçeduar në gjendje të lirë nga policia e Elbasanit për kundërshtim të punonjësve të patrullës së përgjithshme.
Ngjarja ka ndodhur ne perfundim te ndeshjes se Kombëtares me Portugalinë në “Elbasan Arena”.
Sipas bluve, shtetasit me G.K 29 vjeç, E.B 21 vjeç dhe A.B 20 vjeç rreth orës 23:00 të ditës së djeshme, në gjëndje të dehur, janë konfliktuar me një person të tretë.
Punonjësit e patrullës së përgjithshme, të komisariatit policisë Elbasan kanë ndërhyrë për të shmangur konfliktin, por janë kundërshtuar nga tre shtetasit e mësipërm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Sigal