3 persona bllokohen nga orteku në Theth, kërkojnë ndihmë

51
Tre persona bëjnë apel për ndihmë pasi deklarojnë se janë bllokuar nga bora në Qafën e Ftores në Theth.
Personat kanë kontaktuar me telefon dhe kanë bërë me dije se janë bllokuar pasi një ortek bore ka zënë rrugën në Qafën e Ftores. Ata thonë se në momentin kur ra orteku kanë qenë duke udhëtuar me dy automjete që gjithashtu janë bllokuar në borë.
Si pasojë e ortekut të dëborës, lëvizja e automjeteve është e pamundur. Udhëtarët që kanë mbetur të bllokuar u bëjnë apel për ndihmë autoriteteve.