3 në pranga, në kërkim dy të tjerë, pas sekuestrimit të 119 kg kanabis në Vlorë

508
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e tyre për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua në fshatin Kropisht, ku tre të arrestuarve iu gjetën 119 kg kanabis në brendësi të stanit të tyre, ndërsa në afërsi të stanit 4 parcela me 4815 rrënjë bimë narkotike me lartësi 50-120 cm.
Të arrestuarit janë:
1. Xhevdet Koçiraj, 73 vjeç, banues në fshatin Kropisht,
2. Përparim Koçiraj, 48 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”,
3. Julian (Sokol) Koçiraj, 35 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”.
Ndalimi i tyre u bë pas një hetimi një mujor. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar:
– 2 armë zjarri Automatikë model 56′
– 1 armë gjahu teke,
– 101 fishekë të kalibrit 7.62
– 3 automjete, të gjetura në vendin e ngjarjes.
Strukturat e Policisë, kanë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë bashkëpunëtorë në këtë vepër penale dhe po punojnë për kapjen e tyre, përkatësisht:
1. Dritan Koçiraj, 38 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”,
2. Enea Zenelaj, 23 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”.
Sigal