3 grabitës futen në banesën e 78-vjeçarit dhe nën kërcënimin e armës i marrin 850 euro

518
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri të njësisë Rrethina. Një burrë i moshuar, identifikuar si Gjergj Marinaj, 78 vjeç është dhunuar nga 3 grabitës që kanë hyrë me armë në shtëpinë e tij duke i marrë 850 euro.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 1:30 të 5 qershorit kur 78 vjeçari dhe bashkëshortja e tij ishin në gjumë.

Hajdutët janë futur nga pjesa e pasme e banesës dhe kanë hyrë në shtëpi. Fillimisht kanë kërcënuar me armë 65 vjeçaren Lenë Marinaj.

Pastaj kanë gjetur në katin e dytë të zotin e shtëpisë të cilin e kanë lidhur tek këmbët për të mos lëvizur dhe më pas e kanë goditur në trup dhe kokë disa herë.

Pasi kanë gjetur 850 euro hajdutët janë larguar.
Sigal