3 eksplozive, farmacisë së babait të Tahirit e policit, 1 çaktivizohet

561
Sigal

TIRANË – Dy shpërthime me lëndë eksplozive dhe një tentativë për atentat sërish me tritol i cili u çaktivizua nga policia, ndodhën në kryeqytet rreth orëve të para të mëngjesit brenda një harku të shkurtër kohor, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Pre e dy shpërthimeve (i pari rreth orës 03:15 dhe i dyti në 03:30) ranë farmacia e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe banesa e Alfred Numanit, shefi i Krimeve të Rënda në Korçë, njëherësh ish-shef i komisariatit numër 3 të kryeqytetit. Shperthimi ndodhi ne rrugen “Arben Minga” qe ndodhet nje rrugice larg farmacise se babait te ministrit Tahiri, perballe Pediatrise ne QSUT. Atentatet me lëndë eksplozive kanë ndodhur në një kohë të afërt ndërmjet tyre, por burime nga Policia e Tiranës thanë, se nga hetimet paraprake ngjarjet nuk lidhen me njëra tjetrën.

Po gjatë mëngjesit të hershëm, rreth orës 05:00 policia gjeti dy kallëpe tritoli të lidhura me tel pranë një stacioni autobusi. Tritoli u gjet në rrugën “Muhamed Gjollesha” në stacionin e autobusit ku kalon linja e Unazës së Tiranës. Sasia e tritolit ishte e mbështjellë me gazetë dhe me dy tela të nxjerrë në pjesën e jashtme. Në këto kushte policia bëri shpërthim të kontrolluar për të shmangur pasoja fatale në njerëz, të cilët udhetojnë me linjat e autobusëve të kryeqytetit.

Ora 10:55 Tritoli ndaj Numanit, në 2013 tjetër sulm ndaj efektivit
Në gusht të vitit 2013 kur Alfred Numani ishte në krye të Komisariatit numër tre, një tjetër sulm ka ndodhur ndaj tij. Persona të paidentifikuar i vunë flakën banesës së Numanit, pasi kishin lyer me benzinë murin e korridorit të jashtëm të banesës. Edhe në atë kohë pati vetëm dëmë materiale, dhe asnjë të lënduar, pasi Alfred Numani ndodhej në SHBA.

Ora 10:30 Shpërthimet në Tiranë, përfundon takimi Tahiri-Llalla-Ajazi
Pas rreth 20 minutash, ka përfunduar takimi urgjent që ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri mbajti në zyrën e tij me kryeprokurorin Llalla dhe kreun e SHISH Visho Ajazi. 


Ora 10:10 Shpërthimet në Tiranë, Tahiri thërret në takim urgjent Llallën dhe Ajazin
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri thirri në një takim urgjent kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe kreun e Sherbimit Informativ Visho Ajazi, në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme. 

Ora 09: 50 Tritoli ne stacionin e autobusit, Policia u njoftua nga një telefonatë anonime
Gazetari Arsen Rusta raporton nga terreni se ka qenë një telefonatë anonime e cila ka sinjalizuar policinë për tritol në zonën e “Vasil Shantos”. Telefonata ka qenë e rezervuar në informacione, pa specifikuar vendin se ku ndodhej sasia e lëndës eksplozive. Dy kallëpet e tritolit u gjetën në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamed Gjollesha” pas kontrollit me qen antieksploziv. Qarkullimi në të gjithë zonën u bllokua për rreth 1 orë e 30 minuta. Ky informacion mbërriti në polici rreth orës 05:00 të mëngjesit, 2 orë pas shpërthimeve me tritol që ndodhën në farmacinë e babait të ministrit Tahiri dhe në shtëpinë e shefit të Krimeve në Korçë.

Ora 09:40 Tritoli te “Muhamed Gjollesha”, policia nis kontrollet në të gjitha stacionet
Sipas informacioneve, mësohet se policia ka nisur kontrolle thuajse në të gjithë stacionet e autobusëve në kryeqytet


Ora 09:23  Tritoli te “Muhamed Gjollesha”, 2 kallëpet u vendosën në stacionin e autobusit
Dy kallëpet me tritol të cilat u gjetën nga uniformat blu dhe u plasën me shpërthim të komanduar ishin vendosur pranë stacionit të autobusit ku kalon linja e Unazës së Tiranës. Ky fakt bëhet i ditur nga burime nga policia, ndërsa mbetet mister objektivi dhe qëllimi i personave që kanë vendosur tritolin në këtë zonë. Nëse do të ndodhte shpërthimi i telekomanduar, pasojat në njerëz do të ishin fatale për shkak të personave që rrinë në stacion për të pritur autobusin. 


Ora 09:00 Tritoli në farmaci, dëme materiale në biznesin pranë
Nga shpërthimi me tritol në farmacinë e babait të ministrit Tahiri është dëmtuar edhe një biznes pranë saj. Dëmet materiale janë të konsiderueshme por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz për shkak se në atë orë nuk ka pasur asnjë person të pranishëm.

Ora 08:30 Tritoli te “Muhamed Gjollesha”, Policia gjeti 2 kallepe në rrugë, bëri shpërthim të komanduar 
Policia ka gjetur dy kallëpe tritol në rrugë. I ka bërë policia shpërthim të kontrolluar. Dyshohet se ishin planifikuar për të shpërthyer me telekomandim pasi ishin të lidhur. Policia ka bërë shpërthimin e kontrolluar për të shmangur shëprthimin e tij. Dyshimet paraprake janë se tritoli mund t ëishte lënë në rrugë për të shpërthyer me telekomandim ndaj ndonjë personi që do të kalonte në zonë, dhe që mund të ishte shënjestër e atentatorëve. 


Ora 08:00 Tritoli ndaj Numanit, shpërthimi i dytë në oborrin e shtëpisë së ish-shefit të komisariatit 3
Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se sulmi i dytë me tritol ka ndodhur rreth orës 03:30 në oborrin e banesës së ish-shefit të komisariatit numër 3 në Tiranë, Alfred Numani. Edhe pse familjarët e tij kanë qenë në banesë në atë orë, nga shpërthimi nuk ka të lënduar për shkak të vendosjes së tritolit në oborr. 


Ora 07:58 Shpërthim i tretë tek Muhamed Gjollesha
Një tjetër shpërthim ka ndodhur në kryeqytet, duke shënuar rastin e tretë të sulmit me lëndë eksplozive. Shpërthimi është shënuar pranë një objekti në rrugën “Muhamed Gjollesha” mes kryqëzimit të “Vasil Shantos” dhe “21 Dhjetorit”.

Ora 07:55 Shpërthimi i dytë, pranë shtëpisë së ish-shefit të komisariatit 3
Shpërthimi i dytë me tritol i ndodhur në rrugën “Arben Minga” ka ndodhur pranë shtëpisë së ish-shefit të komisariatit numër 3 Alfred Numani, por nuk dihet nëse ka qenë ai në shënjestër të sulmit, apo ndonjë objekt tjetër. 


07:40 Tritol faramcise se babait te Tahirit, u vendos tek kondicioneri
Farmacisë së babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i është vënë lëndë eksplozive gjatë natës. Farmacia e Bashkim Tahirit ndodhet pranë Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës “Nënë Tereza” dhe mësohet se nga shpërthimi i tritolit ka pasur vetëm dëme materiale. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në pjesën e jashtem të kondicionerit të farmacisë.


Ora 07:30 Shperthimi ne farmaci rreth ores 03:15
Burime nga policia e Tiranës thanë se shpërthimi me lëndë plasëse të dyshuar tritol ka ndodhur rreth orës 03:15 të mëngjesit.

07:25 Shperthimi ne farmaci dhe ne shtepine e shefit te Krimeve Korce, rreth te njejtes ore
Po ashtu mësohet se rreth të njëjtës orë një tjetër shpërthim është shënuar në një banesen e shefit te Krimeve te Korces, po në kryeqytet, ku janë shënuar vetëm dëme materiale. Shperthimi ndodhi ne rrugen “Arben Minga” qe ndodhet nje rrugice larg farmacise se babait te ministrit Tahiri, perballe Pediatrise ne QSUT.

Bashkim Tahiri u arrestua ne kohen e PD, por rezultoi i pafajshem
Bashkim Tahiri është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës në mars të vitit 2013, pasi u arrestua së bashku me dy persona të tjerë për akuzën e kontrabandës së ilaçeve pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave. Arrestimi i babait të Saimir Tahiri, ndodhi në një kohë kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe Tahiri ishte deputet. Arrestimi i babait të tij u cilësua politik në atë kohë.

TIRANE – Reagon kryeministri Rama per shperthimet me tritol ne kryeqytet.

“Akti terrorist ndaj familjes se ministrit te brendshem, kafshim monstrash qe kane marre, po marrin dhe do te marrin ate qe meritojne: Doren e shtetit ne fyt deri ne frymen e tyre te fundit!

Kemi çelur epoken e re te ndarjes se shtetit nga krimi dhe te luftes dinjitoze pa ndalim e as tolerance te shtetit perballe krimit. Saimir Tahiri eshte ne krye te kesaj lufte dhe kush ka urdheruar e ekzekutuar terrorin ndaj familjes se tij, duhet ta mesoje se sot i ka dhene ministrit tone e te gjitheve ne, nje motiv me shume per te qene krenare e te frymezuar ne çdo qelize, ne kryerjen e detyres se larte ne sherbim te vendit dhe njerezve te ketij vendi!

Askush dhe asgje nuk do te na ndale ne rrugen e Rilindjes per nje Shqiperi qe me ne fund do te kete shtetin e saj te forte e te drejte, shtetin modern te shqiptareve”