273 rrënjë kanabis u asgjësuan në Pukë, në kërkim kultivuesit

413
Sigal

PUKË – 273 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa u zbuluan dhe asgjësuan në fshatin Kushnen të Pukës. Bima narkotike u zbulua e mbjellë në dy parcela dhe kishte një lartësi nga 35 deri në 2.3 m .

Kanabisi u asgjesua në vend me anë të djegies, ndërkohë policia nisi menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimës narkotike.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.