27 vjeçarja tenton vetëvrasjen për shkak të krizës ekonomike

437
Për shkak të gjëndjes së rënduar ekonomike, një 27 vjeçare shqiptare e cila banonte në Itali, ka tentuar vetëvrasjen por ajo është shpëtuar falë policisë. 
Karabinerët italianë kanë shpëtuar shqiptaren, e cila po tentonte te vriste veten duke u hedhur mbi një urë në stacionin hekurudhor të Via Mares pranë qytetit të Monzës. Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm ata të cilët kanë parë veprimin e 27 vjeçares shqiptare, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Karabinierët kanë bindur vajzën e re që të mos kryente një veprim të tillë.
Sigal